Xherdan Shaqiri edhe zyrtarisht është pjesë e klubit amerikan Chicago Fires.
Futbollisti nga Kosova dhe anëtar i Kombëtares së Zvicrës, pas 6 muajve largohet nga Lyoni dhefirmos për klubin amerikan që garon në ligën MLS.
“Xherdan Shaqiri është transferimi më i shtrenjtë në historinë e klubit të Chicagos.
Ai do të ketë kontratë deri në vitin 2024”, shkruan media e njohur zvicerane “Blick”.
Chicago i ka paguar rreth 7 milionë euro për shërbimet e Shaqirit.