Me fillim nga ora 21:00 do të fillojë derbi mes gjigandit italian AC Milan dhe skuadrës së Lazios, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Italisë.
Në xhiron e fundit të kësaj gare, Milani e mposhti me rezultat 3:1 skuadrën e Genoas, kurse Lazio me rezultat minimal 1:0 triumfoi kundër Udineses.
Ndërkaq, fituesi i ndeshjes së sotme do të përballet në gjysmëfinale me kampionin italian Inter.
Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë mungesa të lojtarëve, ku për Milanin nuk do të paraqiten Ibrahimovic, Kjaer dhe Rebic, kurse te Lazio mungojnë Acerbi dhe Akpa Akpro.
Tanimë, të dy trajnerët kanë publikuar formacionet me të cilat do ta fillojnë këtë ndeshje dhe ato zyrtare i gjeni më poshtë.
AC Milan (4-2-3-1): Maignan; Hernandez, Romagnoli, Kalulu, Calabria; Tonali, Kessie; Leao, Diaz, Messias; Giroud
Lazio (4-3-3): Reina; Hysaj, Ramos, Patric, Marusic; Milinkovic-Savic, Cataldi, Basic; Anderson, Immobile, Zaccagni