Manchester City ashtu siç pritej edhe arkëtoi tre pikë, duke e mundur me rezultat 2:0 Brentford-in, në ndeshjen e javës së 24-të në Premier League.
"Qytetarët" nuk lejuan befasi nga skuadra rivale, e cila me gjithë humbjen la përshtypje të mirë në "Etihad".
Futbollisti Mahrez në minutën e 40-të shënoi nga penalltia e De Bruyne në atë të 69-të për fitoren e Cityt.
Manchester City kryeson me 60 pikë, ka dy ndeshje e 12 pikë më shumë se Liverpooli dhe Brentford është i 14-ti me 23.