Futbollisti Milot Rashica me ekipin e Norwich-it si vendas nuk arritën më shumë se një pikë në duel me Crystal Palacen, duke barazuar me rezultat 1:1.
Rashica u paraqit titullar duke u angazhuar maksimalisht ndaj skuadrës nga Londra.
Norwich ishte me fat në minutën e 63-të kur Zaha nuk shënoi nga penalltia.
Futbollisti Pukki në minutën e parë kaloi në epërsi Norwich-in, ndërsa Zaha e barazoi rezultatin në minutën e 60-të.
Pas javës së 24-të në Premier League, Norwich është i 18-ti me 17 pikë e Crystal Palace i 13-ti me 25..