Milani ka treguar lojë të madhe kundër Lazios, duke e dërrmuar me rezultat 4:0 në stadiumin "San Siro".
Lazio është pritur të tregoj lojë më të mirë por ashtu nuk doli.
Vendasit dominuan takimin dhe mbushen portën e skuadrës nga Roma.
Golat i shënuan futbollistët Leao (24'), Giroud (31' e 45+1'), Kessie (79').
Mbrojtësi shqiptar, Elsedi Hysaj u paraqit standard, duke u zëvendësuar në minutën e 61-të por ka pasur një mbrëmje të keqe me Lazion.
Milani kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, Lazio eliminohet.