Barcelona heq dorë nga mesfushori i Milanit

Futboll

Barcelona heq dorë nga mesfushori i Milanit

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 11:51
Barcelona heq dorë nga mesfushori i Milanit

Franck Kessie është një nga mesfushorët më të kërkuar në merkaton.

Kontrata me Milanin, që skadon më 30 qershor, ngjalli interesin disa skuadrave të mëdha, që shohin një mundësi të mirë për të afruar një lojtar më kosto zero, por tepër cilësor. 

Mirëpo klubi që dukej se ishte në “pole” për të marrë, Barcelona, ??është tërhequr nga gara për futbollistin nga Bregu i Fildishtë. Kështu ka raportuar gazeta katalanase “Sport”, e cila pretendon paga që kërkon lojtari është shumë e lartë për t’u përballuar nga “blaugranat”.

Drejtuesit e Barcelonës, sipas informacionit që jep “Sport”, kanë mësuar se Kessie ka refuzuar një propozim prej pesë milionë eurosh neto në sezon. Edhe kjo shifër konsiderohet e lartë për katalanët për shkak të ndryshimit të situatës ekonomike të klubit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat