Paris Saint Germain ka prezantuar fanellën e katërt për sezonin aktual.
Ajo është prodhuar nga marka “Jumpman”, e legjendës së basketbollit, Michael Jordan.
Fanella është krejtësisht e bardh, diçka që ka shtyrë tifozët të komentojnë në rrjetet sociale që PSG po kopjon Real Madridin.
Në prezantimin e saj ishin futbollistë të ekipit të meshkujve dhe futbolliste të ekipit të femrave, veçuar Mbappen, Messin dhe Ramosin.