Shkodranët janë fituesit në fuqi të këtij kompeticioni e natyrisht synimi i tyre është që të ruajnë “pelerinën që mbajnë veshur”, por si fillim u duhet që t’i bëjnë gjërat siç duhet ndaj Flamurtarit, që pavarësisht se angazhohet në kategorinë e dytë ka një ekip me kualitet dhe emra të njohur.
Suksesi i ndeshjes së parë (2-1) pa diskutim i bën favoritë kuqeblutë, që në anën tjetër duhet të lënë pas atë humbje të javës së 19-të në Abissnet Superiore ndaj Laçit
Formacionet:
Vllanznia: Zogovic, Fangaj, Gurishta, Bulatovic, Hakaj, Kruja, Krymi, Heric, Mustedanagic, Djurdjevic, Aralica. Trajner: Thomas Brdaric.
Flamurtari: Alimuçaj, Gocaj, Bicaj, Qarri, Liçaj, Pjeshka, Ramadani, Diamanti, Indio, Çelhaka, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli.