Arsenali është njëra prej skuadrave që mund të hyjë në garë për sulmuesin anësorë
Ylli i PSV-së, Cody Gakpo është përfolur si një transferim i mundshëm për Liverpool dhe Manchester City.
Të dy skuadrat e kreut të Premier Ligës kanë shprehur interesim për sulmuesin edhe gjatë afatit kalimtar të dimrit.
Por, sipas football.london, Arsenali pritet që të hyjë në garë me këto dy skuadra, për ta bindur sulmuesin që t’ju bashkohet atyre.
Holandezi, 22 vjeçar, nuk pritet që të këtë një çmim të lirë, por ai në të ardhmen e afërt pritet të këtë çmim më nëntë shifra, gjë që ka bërë që disa skuadra të Premier Ligës të interesohen për të.