Douglas Costa është transferuar në MLS.
Sulmuesi i djathtë u huazua nga Juventusi te Gremio deri në qershor, por rënia e ekipit brazilian një kategori më poshtë bën që 31-vjeçari të vijojë pjesën e mbetur të huazimit te Los Angeles Galaxy.
Klubi amerikan ka zyrtarizuar afrimin e lojtarit brazilian nëpërmjet një postimi në Twitter. Douglas Costa, i cili ka shënuar tre gola në 31 ndeshje të luajtura me kombëtaren braziliane, ka fituar 21 trofe në karrierë.
“Douglas Costa është një lojtar i klasit botëror, ai e ka treguar më parë që është një kampion i nivelit të lartë. Aftësitë e tij për të krijuar dhe shënuar do e rrisin nivelin e sulmit të ekipit tonë”, deklaroi trajneri Greg Vanney.