Pas një pushimi të gjatë, Superliga e Kosovës rikthehet në fundjavë me ndeshjet e xhiros së 19-të.
Stinori pranveror fillon me ndeshje interesante, teksa janë deleguar gjyqtarët të cilët do t’i drejtojnë duelet e kësaj jave.
Të shtunën në program janë tri përballje, Ballkani – Dukagjini, Drenica – Gjilani dhe Drita – Feronikeli.
Gjyqtari kryesor i takimit që zhvillohet në Suharekë është Besfort Kasumi, me asistentët Besnik Morina dhe Elvis Bicaj. Në VAR do të jetë Ilir Mehmeti.
E diela vazhdon me dy takime të tjera, të cilat gjithashtu pritet të jenë interesante.
Visar Kastratit i është besuar ndarja e drejtësisë në duelin Malisheva – Prishtina, me asistentët Fatmr Sekiraqa dhe Alban Ejupi. Në VAR do të jetë Lirim Jashari.