Situatë paradoksale, ajo që po jetojnë tifozët e Nantes.
Mbrëmjen e sotme “kanarinat” do të luajnë në shtëpi kundër Bastia-s në çerekfinalen e Kupës së Francës.
Autoritetet lokale kanë vendosur të mos i lejojnë tifozët e dy skuadrave që të qarkullojnë në qendrën e qytetit. Kështu që, edhe pse duket e pabesueshme, banorët e Nantes nuk mund të qarkullojnë në Nantes, siç kuptohet nga komunikata për shtyp:
“Të enjten, 10 shkurt 2022, është e ndaluar për të gjithë personat që janë tifozë të Nantes-it dhe Bastia-s të qarkullojnë ose parkojnë brenda perimetrit të qendrës së Nantes”.
Vendimi është i justifikuar nga fakti se forcat e rendit nuk kanë mjetet e duhura për të garantuar mbrojtjen e tifozëve. Ata që do ta shkelin rregullin rrezikojnë deri në gjashtë muaj burg dhe 30 mijë euro gjobë.
Një vendim që, siç mund të imagjinohej, ka shkaktuar polemika.