Klubi turk, Kocaelispor është bërë viral në rrjetet sociale me veprimin e fundit të bërë.
Kocaelispor garon në ligën e dytë të Turqisë, ndërsa janë duke luftuar për mbijetesë që t’i shpëtojnë rënies nga liga.
Sidoqoftë, me veprimin e fundit kanë bërë bujë në rrjetet sociale, duke prerë kurban para stërvitjeve.
Hazırlıklarımız devam ediyor. 💪🏻⚽️
— Kocaelispor (@Kocaelispor) February 9, 2022
📌 Takımımız, antrenman öncesinde kurban kesti. pic.twitter.com/qZajxzxA1L
Sipas tyre, kjo mund t’iu ndihmojë që lojtarët të mos lëndohen dhe që të vazhdojnë të qëndrojnë në ligën e dytë të Turqisë.
Ndërkohë, Kocaelispor nuk di për fitore në shtatë ndeshjet e fundit.