Media serbe shkruan më mllef: Shaqiri kaloi në qytetin e dytë për nga numri i serbëve

Futboll

Media serbe shkruan më mllef: Shaqiri kaloi në qytetin e dytë për nga numri i serbëve

Nga: Kemajl Goca Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:21
Media serbe shkruan më mllef: Shaqiri kaloi në qytetin e dytë për nga numri i serbëve

Për futbollistin Xherdan Shaqiri shkruhet e komentohet kudo, për kalimin e tij në klubin amerikan Chicago Fire.

Një media serbe “Nova”, shkruan me mllef për Xherdan Shaqirin, sipas tyre ai kaloi në ekipin e qytetit që  ka më së shumti serb në SHBA.

Shaqiri urrehet me të madhe nga serbët dhe ende e kanë të freskët golin e tij (humbjen 2:1 nga Zvicra) kur Serbia paketoi valixhet prej Kampionatit Botëror për në shtëpi pikërisht me 22 qershor të vitit 2018. 

“Shaqiri kaloi në qytetin e dytë për nga numri i serbëve, i paraqitur si Messi nga Alpet.

Xherdan Shaqiri ka bërë një transferim të papritur dhe u largua nga Lyon për në Chicago Fire.

Ai qëndroi në klubin francez vetëm për një gjysmë sezoni pasi u largua nga Liverpooli.

Në karrierën e tij ai ka luajtur për Baselin, Bayernin, Interin, Stoken dhe Liverpoolin. Ai ka 100 paraqitje për kombëtaren e Zvicrës dhe shënoi 26 gola dhe Serbia e kujton më së shumti atë kundër “shqiponjave” në Botërorin 2018, pas së cilës provokoi me një gjest që simbolizonte “Shqipërinë e Madhe”.

Chicago thuhet se është qyteti me numrin më të madh të serbëve pas Beogradit dhe në këtë qytet deklarohen si serbë më shumë se 300 mijë persona”, shkruan me cinizëm ky medium.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat