Presidenti i PSG-së zbarkon në Romë!

Futboll

Presidenti i PSG-së zbarkon në Romë!

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 18:21
Presidenti i PSG-së zbarkon në Romë

Presidenti i PSG-së zbarkon në Romë!

Presidenti i Paris Saint-Germain dhe Katar Sports Investments, Nasser Al-Khelaifi, takoi në Romë homologun e Federatës Ndërkombëtare të Padelit, Luigi Carraro, duke i dhënë jetë një ndeshjeje në fushën e Padel Club of Orange.

Të dy luajtën si ekip së bashku, duke fituar sfidën dhe më pas duke u relaksuar në diell ku drekuan në tryezën ‘Imperiale’ të klubit.

Vizita e kreut të klubit të PSG-së në kryeqytet vjen dhjetë ditë pas zyrtarizimit të partneritetit midis Federatës Ndërkombëtare të Padelit (Fip) dhe Katar Sports Investments, i cili parashikon nisjen, menjëherë, të një përhapjeje globale të padel dhe që pritet të gëzojë mbështetjen e lojtarëve më të mirë në botë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat