Liverpooli ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Leicester Cityt, në takimin e javës së 24-të të Premier League në futboll.
Tre pikë që peshojnë shumë për "Reds-sat" të cilët ruajnë hapin për titullin e kampionit.
Mysafirët me gjithë angazhimin nuk arritën të shkëpusin pikë nga "Anfield".
Futbollisti Diogo Jota në minutën e 34-të e 87-të realizoi për fitoren e Liverpoolit.
Manchester City kryeson me 60 pikë, ka 9 më shumë se Liverpooli në vend të dytë dhe Leicester City zë pozitën e 12-të me 26.