Pele ka reaguar pas lajmeve rreth përkeqësimit të shëndetit të tij. Legjenda e futbollit brazilian dhe atij botëror, po lufton me sëmundjen e keqe në zorrën e trashë, që e hoqi në vitin 2021.
Mediet braziliane raportuan se analizat e fundit të “O Rei” kanë treguar praninë e metastazave në mëlçi, zorrë dhe mushkëri, pavarësisht kimioterapive që po kryen.
Me anë të një postimi në “Instagram”, fituesi i tre Botërorëve me Brazilin e tij qetëson tifozët, teksa në foton ku shfaqet duke buzëqeshur shkruan:
“Miqtë e mi, e di se ka njerëz që kërkojnë lajme prej meje, kështu që po ua dërgoj nga këtu. Ditën e sotme e kalova duke u kujdesur për veten.
Që nga fillimi i pandemisë, gruaja ime ka qenë parukierja ime e preferuar. Njerëzit jashtë thonë që unë nuk ndihem mirë, por a nuk mendoni se dukem bukur?”.