Diego Simeone ka marrë një lajm negativ ditën sotme. Jose Maria Gimenez, lideri i prapavijës së kampionëve të Spanjës, është infektuar me koronavirus.
27-vjeçari uruguaian ka nisur menjëherë karantinën dhe pritet të humbasë dy takimet e radhës në La Liga: kundër Getafes dhe Levantes.
“Colchoneros” po vuajnë në kampionat.
Kampionët në fuqi renditen në vend të pestë, ndërsa në raundin e 1/8-ve në Champions League do të përballen me Manchester United.