Arsenali është mjaftuar me një gol për të triumfuar përballë Wolverhampton Wanderers në Molineux Stadium.
Edhe pse Topçinjtë e fituan sfidën, notat mesatare të të dyja skuadrat janë të përafërta.
Golashënuesi Gabriel ka marrë vlerësimin më të lartë në takim (8.0) , derisa pas tij ndodhet anësori i Wolves, Daniel Prodence (7.6).
Gabriel Martinelli që u përjashtua me karton të kuq është lojtari me notën më të ulët (5.3), derisa Granit Xhaka ka marrë notë kaluese (6.7), porse nuk ishte në grupin e të mirëve.
Me këtë fitore Arsenal pozicionohet në vendin e pestë me 39 pikë, vetëm një pikë më pak se vendi i katërtë – West Ham.