Trajneri i kombëtares së Shqipërisë, Edy Reja ka komentuar garën për titullin kampion në Serie A.
Ai tha se e sheh vetëm Napolin si konkurrent të Interit, kurse e injoroi totalisht Milanin në këtë drejtim, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nëse them që Napoli është i vetmi konkurrent i Interit për Skudeton, Spalletti do të më shkatërronte, por kështu e mendoj. Me rikthimin e afrikanëve mendoj se janë të vetmit që mund t’i rrëzojnë zikaltrit nga podiumi.
Interi ka shpenzuar energji të martën në mbrëmje, kur kanë pasur një ndeshje të vështirë me Romën dhe Napoli duhet ta shfrytëzojë këtë.
Jam i bindur që djemtë e Spallettit do të bëjnë një ndeshje të bukur sepse mbi të gjitha e dinë shumë mirë se nuk mund të humbasin dhe nuk do ta bëjnë këtë”, është shprehur Reja për radion “Kiss Kiss Napoli”.
Kujtojmë që këto dy skuadra do të përballen këtë fundjavë në Serie A.