Pas tri paraqitjeve të mira Aston Villa është e gatshme të blej kartonin e mesfushorit brazilian, Philippe Coutinho.
Sipas Football Espana trajneri Steven Gerrard ka kërkuar nga drejtuesit e klubit ta blejnë përfundimisht kartonin e mesfushorit.
29-vjeçari është në huazim te skuadra angleze nga Barcelona.
Villa ka opsionin që në fund të stinorit të paguaj mbi 45 milionë euro për të blerë përfundimisht kartonin e reprezentuesit të Brazilit.
Megjithatë kjo shifër cilësohet si është shumë e lartë nga drejtuesit e Aston Villas, prandaj ata do t’i bëjnë një tjetër ofertë Barcelonës.
Mesfushori brazilian dhuroi spektakël në ndeshjen e së mërkurës kundër Leeds United, me një gol dhe dy asistime.
29-vjeçari në tri paraqitje me Aston Villan deri më tani, ka shënuar dy gola dhe ka bërë po aq asistime.
Aston Villa gjendet në vendin e 11-të në tabelën klasifikuese në Premier League, me 27 pikë të grumbulluara.
Coutinho u transferua te Barcelona në vitin 2018, por nuk ka rritur ta gjej vetën në “Camp Nou”.
Ai me skuadrën e Xavit ka zhvilluar 106 gola dhe ka arritur ta gjej rrjetën 25 herë.