Leotrim Rexhepi tha se Drita është e përgatitur, e fokusuar dhe gati për pjesën tjetër të edicionit.
Drita nesër përballet në orën 13.00 me Feronikelin nga Drenasi, në ndeshjen e javës së 19-të të elitës së futbollit të Kosovës.
“Faza përgatitore ka shkuar shumë mirë dhe jemi përgatitur në të gjitha aspektet, jemi përgatitur maksimalisht për një fillim kampionat të mbarë.
I njohim cilësitë e Feronikelit dhe në situatën në të cilen gjendemi do të vazhdojmë t’i qasemi me seriozitet ndeshjeve një nga një për të marrë më të mirën”, ka thënë Rexhhepi.