Greqia me trajner të ri!
Greqia ka zgjedhur trajnerin e ri të kombëtares. John van’t Schip dha dorëheqjen disa ditë pas ndeshjes së nëntorit të kaluar ndaj Kosovës (1-1), e fundit e eliminatoreve të Botërorit Katar 2022.
Trajneri i ri i helenëve është zgjedhur Gustavo Poyet.
Ish-mesfushori i Uruguait, i cili luajti me Chelsea dhe Tottenham në Premier League, ka firmosur një kontratë deri në fund të vitit 2023, me opsionin e rinovimit deri në Euro 2024.