Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marcos Alonso ka dhënë disa komente për zërat që lakojnë emrin e tij.
Alonso tash e disa javë gëzon interesimin intensiv të skuadrës së Barcelonës, me katalanët që kërkojnë një zëvendësues për Jordi Alba (ose një ndihmë për të).
I pyetur për këto zëra, Marcos Alonso ka bërë të qartë qëllimin e tij; Chelsea dëshira primare.
“Unë gjithmonë kam tërhequr interesimin e skuadrave të tjera, por të jem i sinqertë, nuk ishte kurrë qëllimi im që të largohem nga Chelsea”, ka thënë Marcos Alonso.
“Pse jo (qëndrim më i gjatë te Chelsea)? Për mua, unë kam akoma një vit e gjysmë kontratë”, shtoi spanjolli.
Alonso ka qenë zgjedhja e parë në formacionin e Thomas Tuchel, sidomos pas lëndimit të Ben Chilwell.