Ademi: Jam tejet i lumtur me këtë projekt që kemi arritur që futbollin ta fusim nëpër shkolla

Futboll

Ademi: Jam tejet i lumtur me këtë projekt që kemi arritur që futbollin ta fusim nëpër shkolla

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:39
Ademi: Jam tejet i lumtur me këtë projekt që kemi arritur që futbollin ta fusim nëpër shkolla

Gjatë muajve të fundit kemi raportuar për shumë projekte të rëndësishme për të cilat po punohet fuqishëm nga ana e njerëzve të FFK-së me insistim nga presidenti Ademi, njëri ndër të cilët ka filluar të implementohet këto ditë.

GRASSROOTS është programi i cili i udhëhequr nga Sanije Krasniqi – trenere, ka filluar të implementohet nëpër shkolla fillore me nxënësit e moshës 9-10 vjecare apo të klasave të treta. është shkolla fillore e fshatit Përlepcinë e Gjilanit dhe fëmijët e këtij rajoni të cilët po përfitojnë të parët nga ky projekt fantastik, ku në vazhdimsi pritet të shtrihet në tërë territorin e vendit.

I pyetur në lidhje me këtë nismë, i pari i FFK-së, z. Agim Ademi është shprehur tejet i lumtur duke thënë se masovizimi i futbollit që nga fëmijëria është thelbi i një të ardhme të ndritur për futbollin, për zhvillimin e të cilin edhe po qëndroj në krye të FFK-së.

“Jam tejet i lumtur me këtë projekt që kemi arritur që futbollin ta fusim nëpër shkolla, në kuadër të programit GRASSROOTS të udhëhequr nga shefja e këtij sektori znj. Sanije Krasniqi si trenere e cila bashkë me instruktorët dhe arsimtaret e edukatës fizike nëpër shkollat rrespektive do të bëjnë më të mirën për masovizimin e futbollit në vend, për cka edhe qëndroj në krye të FFK-së, pra për zhvillimin e futbollit nga A-ja deri tek ZH-ja, nëse mund ta them figurativisht”, ka përfunduar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat