Cristiano Ronaldo i zhgënjyer nga Manchester United

Futboll

Cristiano Ronaldo i zhgënjyer nga Manchester United

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 17:55
Cristiano Ronaldo i zhgënjyer nga Mancheter United

Cristiano Ronaldo mund të largohet nga Man Utd këtë verë pasi rikthimi i tij në ‘Teatrin e Ëndrrave’ është kthyer në një makth në ndeshjet e fundit ku nuk është aktivizuar që nga minuta e parë, dhe bisedimet me agjentin e tij Jorge Mendes në ditët në vijim do të jenë vendimtare së bashku me atë se kush do të bëhet trajner i Manchester United.

Ronaldo është zhgënjyer nga jeta në Old Trafford dhe dëshiron të takojë Jorge Mendes për të diskutuar se cilat do të jenë opsionet e tij në fund të sezonit.

Kuptohet se Ronaldo shpreson të ketë bisedime ballë për ballë me Mendes kur ai do të kthehet në Portugali në mars për ndeshjen me ekipin e tij kombëtar për kualifikueset në Kupën e Botës me Turqinë.

Ronaldo ka dështuar të shënojë në pesë ndeshjet e tij të fundit, duke e parë United-in duke u rrëzuar nga FA Cup ndaj Middlesbrough dhe duke marrë vetëm një barazimin zhgënjyes të marten në Burnley.

Ai e ka bërë të ditur se nuk do të mbështeste emërimin e Rangnick si trajner i United.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat