Sulmuesi i Barcelonës, Ansu Fati, vazhdon riaftësimin pas dëmtimit të pësuar në Kupën e Mbretit kundër Atletik Bilbaos.
Pas diskutimesh relativisht të gjata me klubin e tij, Fati vendosi të mos operohej, duke zgjedhur një mënyrë alternative të riaftësimit. Ai po ndjek një plan të veçantë në Madrid.
Fundjavën e kaluar ai ishte në Barcelonë për të ndjekur përballjen kundër Atletikos së Madridit dhe më pas është kthyer sërish në Madrid.
Nëpërmjet një mesazhi në rrjetet sociale, Ansu Fati ka siguruar tifozët e Barcelonës se riaftësimi i tij po shkon mirë.
“Jam shumë i kënaqur, pasi riaftësimi po shkon mjaft mirë. Do të kthehem edhe më i fortë”, ka qenë mesazhi i sulmuesit.