Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, është gati për sfidën e parë pranverore në elitën e futbollit të Kosovës.
Llapjanët kanë bërë të gjitha përgatitjet për sfidën e të dielës ndaj Ulpianës nga Lipjani, ndeshje e javës së 19-të.
E veçanta është se do të inaugurohet fusha dhe në anën tjetër nga drejtuesit e klubit premtohet atmosferë drithëruese.
“Klubi futbollistik Llapi njofton opinionin dhe tifozët llapjanë se ndeshja e vlefshme për javën e 19 të BKT Superligës ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana, do të zhvillohet të dielën më 13 shkurt nga ora 13:30 në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.
Inaugurimi i fushës së re natyrale nga zyrtarët e klubit tonë dhe atyre të FFK-së, do bëhet ditën e ndeshjes nga ora 13:00.
Klubi njofton se biletat e ndeshjes do hedhen në tregun e shitjes ditën e ndeshjes, tre orë para ndeshjes, në dy biletaritë nga sektori i perëndimit dhe sektori i veriut.
Çmimet e biletave për ndeshjen ndërmjet K.F. Llapi dhe K.F. Ulpiana do të jenë si në vijim:
Sektori i perëndimit, çmimi i biletës: 3 Euro;
Sektori i jugut, çmimi i biletës: 2 Euro;
- Sektori i veriut, çmimi i biletës: 2 Euro”, njofton KF Llapi. Llapjanët renditen në vend të katërt me 29 pikë të mbledhura.