Me ndeshjen e nesërme Bregallnica - Renova nis pjesa pranverore e Kampionatit të Maqedonisë së Veriut në futboll.
Skuadra shqiptare Renova kërkon pikë në këtë udhëtim. Është një nga ndeshjet derbi të kësaj jave (java e 19-të) dhe luhet në orën 14:00.
Renova shkon në Shtip për rezultat pozitiv.
Të paktën kështu thotë Remzifaik Selmani, futbollisti më i mirë i skuadrës nga Xhepçishti i Tetovës.
“Mendoj se jemi të përgatitur mirë, e dimë se çfarë na pret në Shtip dhe e dimë se jemi mysafirë të një Bregallnice cilësore.
Sipas meje, edhe sipas vendeve në tabelë, Renova dhe Bregallnica janë të një cilësie të përafërt, ndaj pres një duel të paqartë.
Megjithatë, kjo është ndeshja e parë dhe ndeshje të tilla janë të vështira për t'u luajtur. Sidoqoftë, Renova ka diçka për të treguar nesër”, tha Selmani për mediumin maqedon “Sportmedia”.