Mbrojtësi i Arsenalit në listën e dëshirave të Real Madrid

Futboll

Mbrojtësi i Arsenalit në listën e dëshirave të Real Madrid

Më: 11 shkurt 2022 Në ora: 20:43
Kieran Tierney.

Real Madrid pritet të bëjë disa lëvizje të mëdha në merkaton e janarit.

‘Los Blancos’ do të kenë primare çështjen e Kylian Mbappe, megjithatë lëvizje pritet të bëhen edhe në repartet tjera.

Sipas disa mediave spanjolle, Real Madrid po mendon për mbrojtjen dhe një emër në listë është ai i Kieran Tierney.

Skocezi ka dëshmuar kualitetet e tij të mira edhe pas transferimit tek Arsenal.

Një ofertë e mirë nga ‘Los Blancos’ mund të bëjë që skocezi të largohet nga ‘Emirates’ dhe të shkojë në kryeqytetin spanjoll.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat