BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion pas një pushimi për rreth dy muaj.
Gara për titull, një vend në Evropë dhe mbijetesë është shumë e ashpër dhe kështu pritet të jetë deri në fund të këtij sezoni.
Sot fillon zyrtarisht edicioni pranveror, ku në program janë për tu zhvilluar tri ndeshje të xhiros së 19-të.
Lideri aktual i BKT Superligës, Gjilani do të ketë një udhëtim të vështirë, pasi do të përballet me Drenicën në udhëtim në Skenderaj.
Ballkani – Dukagjini
Ballkani: Frasheri, Kuc, Thaqi, Hoxha, Sinani, As. Thaqi, Gashi, Gripshi, Korenica, Baftiu, Krasniqi.
Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Hugo, Lindenberg, Basriu, Jashanica, Zhdrella, Carioca, Gashi, Merlaku, Chibueze.