Janë mbyllur pjesët e para në tri ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës.
Në kryendeshjen e sotme, Drenica – Ballkani, vendasit janë duka avancuar me rezultat minimal 1-0, me golin e Kreshnik Ukës, nga pika e penalltisë në minutën e 25’të.
Në anën tjetër, Ilir Daja e ka filluar furishëm aventurën me Ballkanin, ku pas 45 minutëshit të parë, po avancojnë me rezultatin 2-0, me golat e Meriton Korenicës dhe Armend Thaçit.
Ashtu edhe siç pritej, Drita është duke mposhtur Feronikelin me rezultatin 2-0.