Kryetrajneri i ri i Ballkanit, Ilir Daja, e nisi me këmbë të mbarë pjesën e dytë të kampionatit në elitën e futbollit të Kosovës.
Therandasit shënuan fitore bindëse me rezultat 4:1 ndaj Dukagjinit të Klinës.
Ballkani vërtetoi se është në formë të mirë dhe kandidati kryesor në luftë për titullin e kampionit.
Meriton Korenica në minutën e 19-të e nisi serinë e golave, duke vazhduar Armend Thaçi (29’), Kushtrim Gashi (63’).
Altin Merlaku ngushton rezultatin në minutën e 80-të. pas katër minutave (84’) Mevlan Zeka thellon rezultatin në 4:1.
Ballkani ngritët në vend të dytë me 36 pikë, ka një me pak se lideri Drita dhe Dukagjini është në të tetin me 18 sosh.