Futbollisti Hamdi Namani ka shënuar het-trik për fitoren e thellë të Dritës nga Gjilani, me rezultat 7:0 ndaj Feronikelit të Drenasit, në ndeshjen e javës së 19-të të Kampionatit të Kosovës.
Namani kompletoi het-trikun në 45 minutat e parë duke shënuar në minutën e 4-të, 29-të, 45-të.
Në minutën e 54-të, Marko Simonovski, realizon për 4:0.
Arbnor Muja thellon rezultatin në 5:0 në minutën e 75-të. Almir Kryeziu (81') e Tahiri (87') thellojnë fitoren në 7:0.
Drita merr kreun e tabelës me 37 pikë e Feronikeli është në fund me 11 sosh.