Trajneri i Ballkanit, Ilir Dajaj është deklaruar shumë i kënaqur me rezultatin pas ndeshjes, për fitoren 4:1 ndaj Dukagjinit.
“Jemi të lumtur me faktin që e nisim me fitore sezonin pranveror.
Kjo është meritë e të gjithë futbollistëve, të cilët kanë bashkëpunuar shumë mirë me njëri-tjetrin.
Ajo që më pëlqeu ishte pjesa e parë dhe ajo që duhet përmirësuar është paraqitja jonë në pjesën e dytë”, tha Daja.