Dukagjini është mposhtur nga Ballkani me rezultat të thellë 4:1, në xhiron e 19-të të Superligës së Kosovës.
Skuadra e Dukagjinit sot ishte nën drejtimin e ndihmëstrajnerit, Artan Luzi, i cili tha: “I uroj fitoren e merituar Ballkanit, ka dominuar në gjithë ndeshjen.
Ne në fazën defensive kemi bërë gabime individuale dhe ekipore.
Shpresojmë që në ndeshjet tjera t’i përmirësojmë këto gabime”, ka thënë Luzi.