Skuadra shqiptare Renova nga Xhepçishti i Tetovës kthehet me tre pikët të mëdha nga Shtipi, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:1 Bregallnicës.
Kryetrajneri Qatip Osmani e nisi për mrekulli pjesën e dytë të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.
Denkovski në minutën e 16-të e Serafimosvi në atë të 52-tën, shënuan për fitoren e Renovës.
Gjokiq në minutën e 59-të realizoi për vendasit.
Pas javës së 19-të, Renova zë vendin e katërt me 30 pikë e Bregallnica është e pesta me 29 sosh.