Bochumi për 44 minuta shënon 4 gola, kthen kokulur Bayernin! Shqiptari në festë

Futboll

Bochumi për 44 minuta shënon 4 gola, kthen kokulur Bayernin! Shqiptari në festë

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 17:24
Bochumi për 44 minuta shënon 4 gola, kthen kokulur Bayernin! Shqiptari në festë

Bochumi bëri senzacionin e javës së 22-të në Bundesliga I! 

Pak kush ka pritur se Bochumi do ta mposht me rezultat 4:2 Bayernin.

Mrekullia tjetër është se për 44 minuta shënuan katër herë në portën e kampionit gjerman. 

Futbollisti Lewandowski shënoi në minutën e 9-të për epërsinë (0:1) e Bayernit. 

Megjithatë vendasit kundërpërgjigjen fuqishëm duke shënuar përmes Antwi-Adjei (14'), Locadia (38'- nga penalltia), Gamboa (40') e Holtman (44'). 

Në minutën e 75-të, Lewandowski shënon golin e dytë dhe ngushton humbjen në 4:2.

Futbollisti shqiptar, Elvis Rexhbeçaj u paraqit standard, ndërsa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 74-të. 
Rexhbeçaj u zëvendësua në fund të takimit.

Rexhbeçaj me Bochumin festojnë fitoren ndaj kampionit.  

Bayerni kryeson me 42 pikë e Bochum është në pozitën e 11-të me 28 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat