Skuadrat nga Liga e Parë dhe Liga e Dytë po zhvillojnë përgatitjet e fundit para fillimit të stinorit pranveror.
Arbëria ka zhvilluar sot një miqësore ndaj KEK-ut, në stadiumin e Kosovës së Prishtinës, shkruan Gazeta Olle. Skuadra çerekfinaliste e Kupës së Kosovës shënoi fitore të thellë me rezultat, 3-0.
Golat për KEK-un i realizuan Arbër Xheladini, Venhar Hyseni dhe Almedin Klinaku.
Dobrajasit dëshmojnë edhe njëherë që po kalojnë në krizë të madhe, por mbetet të shihet forma e tyre në vazhdim të kampionatit.