Valon Et’hemi ka shënuar një tjetër gol me peshë të rëndë në Turqi.
Instabulspori arriti që të fitonte në transfertë me shifrat 0-1 ndaj Ankaragucu. Realizimi i vetëm erdhi nga lojtari shqiptar që gjeti bukur rrjetën në minutën e 23 të takimit.
Ky rezultat do të fiksohej deri në minutat e fundit të takimit. Ndërkohë kjo ishte humbja e parë për Ankaragucu pas shumë kohësh, teksa kishte 6 fitore radhazi në kampionat.
Pas këtyre tre pikëve, Instabulspor ngjitet në vendin e 5 dhe kanë shanse reale për të shpresuar për ngjitjen në elitë.