Dëmtimet janë kthyer në një mallkim për mesfushorin e Kombëtares, Enis Çokaj, i cili së fundmi falë formës së shkëlqyer që po kalonte, kishte zgjuar edhe interesin e Dinamos së Zagrebit.
22-vjeçari i Lokomotivës së Zagrebit, la fushën e lojës si i dëmtuar në përballjen e ditës së sotme ndaj Istras që përfundoi në barazim 1-1.
Një lajm i keq ky edhe për Kombëtaren shqiptare në prag të ndeshjeve të muajit mars.
Këtë sezon Çokaj është aktivizuar 21 ndeshje me Lokomotivën ku ka arritur të shënojë 1 gol si dhe ka dhënë 6 asiste.
Drejtuesit dhe të gjithë tifozët shpresojnë që shkalla e dëmtimit të jetë sa më e lehtë dhe Çokaj të rikthehet sa më shpejt si protagonist.