Chelsea është kampion i ri i botës për klube.
Të kaltrit shënuan fitore pas 120 minutave, me rezultat 2:1 ndaj skuadrës braziliane Palmeiras.
Në minutën e 55-të, Hudson-Odoi harkui bukur dhe Romelu Lukaku nga afërsia godet me kokë për epërsinë e Chelseat.
Brazilianët u mobilizuan dhe së shpejti barazuan rezultatin përmes penalltisë.
Raphael Veiga nga penalltia u tregua i saktë, duke e mposhtur portierin e Chelseat, Mendy.
Ndeshja në kohën e rregullt përfundoi pa fitues (1:1), por pas vazhdimeve dy herë nga 15 minuta Chelsea ngadhënjeu.
Futbollisti Kai Havertz ka shënuar nga penalltia në minutën e 117-të për fitoren e Chelseas, duke ia siguruar titullin e botës për klube.
Finalja u zhvillua në stadiumin "Mohammed Bin Zayed" në Abu Dhabi të Emirateve të Bashkuara Arabe, në një atmosferë të bukur sportive.