Manchester City ka marrë një fitore bindëse 4-0 në fushën e Norwch-it. Trajneri Pep Guardiola e ka komentuar paraqitjen e të tijve në një intervistë të dhënë për Sky Sports UK pas ndeshjes.
“Kemi krijuar dy ose tre raste në pesë ose 10 minutata e para. Ka qenë me të vërtetë një paraqitje e mirë në përgjithësi. Raheem Sterling ka bërë një gol të par ëtë hskëlqyer dhe ka qenë gati në të dytin”, ka thënë trajneri spanjoll.
“Na duhen shumë pikë. E dimë kush është kundërshtari ynë, më i afërti është Liverpool-i.
Nuk do të humbasin shumë pikë për shkak të cilësisë që kanë. Është skuadra më e mirë që kanë në dhjetë vitet e fundit.
Për të qenë kampionë duhet të fitosh shumë ndeshje”.