Futbollisti nga Kosova, Leart Paçarada, me ekipin e tij, St. Pauli, u kthyen me tri pikë shumë të rëndësishme nga stadiumi Regensburg.
St. Pauli ka shënuar fitore me rezultat 3:2 ndaj Regensburg-ut, në një ndeshje të luftuar deri në pikën e fundit.
Paçarada ka treguar angazhim të pashoq, duke iu dhënë zemër bashkëlojtarëve.
Ai në minutën e 7-të asistoi për bukuri, ndërsa Amenyido realizoi për 0:1.
Për St. Paulin shënuan Amenyido (7’), Burgstaller (11'-nga penalltia), Kyereh (66') dhe për Regensburgun Alberts (56') e Otto (73').
Paçarada u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 84-të. Faqja e specializuar për statistika "Sofascore", Paçaradën e ka vlerësuar me notë shumë të mirë, 7.4.
St. Pauli kryeson me 41 pikë aq sa ka edhe Werderi në pozitën e dytë pas 22 jave në Bundesliga II, ndërsa Regensburg është i nënti me 31 sosh.