Atleti Madridi ka shënuar fitore në frymën e fundit, me rezultat 4:3 ndaj Getafe-s, në takimin e javës së 24-të të Kampionatit spanjoll.
Shtatë gola, një penallti e humbur, shtatë kartona të verdhë dhe një i kuq, e përshkruan 90 minutëshin e nxehtë në stadiumin “Wanda Metropolitano" në Madrid.
Në minutën e 9-të, Luis Suarez i Atleticos dështoi nga penaltia, gjuajtjen e tij e priti portieri Soria.
Felipe i Atleticos u përjashtua me karton të kuq pikërisht në minutën e 58-të.
Atletico edhe me një lojtar me pak ia doli në fund të marrë tre pikë.
Për Atleticon shënuan Correa (19' e 45+4'), Counha (27'), Hermoso (89') dhe për Getafen Mayoral (30'), Unal (37'-nga penalltia e 42'-nga penalltia).
Atletico është në vend të katërt me 36 pikë ndërsa Getafe e 15-ta me 25.