Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje të tjera që janë në program për t’u zhvilluar në kuadër të xhiros së 19’të të elitës së futbollit kosovar, shkruan Insporti.
Kampioni në fuqi i Kosovës, Prishtina do të udhëtojë te Malisheva. Takim ky që starton me fillim nga ora 13:00.
Takimi mes Malishevës dhe Prishtinës nis me fillim nga ora 13:00 dhe është shumë i rëndësishëm për dy skuadrat.
Ndërkohë gjysmë ore më vonë, nga ora 13:30 do të zhvillohet takimi tjetër në Podujevë mes Llapit dhe Ulpianës.