Ka ndërruar Skënder Selmani, kontribues i madh i futbollit dhe sportit të Kosovës në vitet e 90-ta, që i rezistoi fuqishëm regjimit serb. Ikja e tij në amshim ka tronditur komunitetin e futbollit dhe në përgjithësi sportin e më gjerë.
Legjenda e futbollit, Ardian Kozniku, ka shkruar mes të tjera: “Pushofsh në paqe miku im Skënder Selmani (Skëndo)”, ka shkruar Kozniku.
Hadi Mehmeti, ish sekretari i përgjithshëm i FFK-së (1994-1995), është i tronditur nga vdekja e Selmanit.
“Lajm i hidhur nga gurbeti!
U nda nga jeta miku ynë Skender Selmani!
Skënderi dha një kontribut të madh në sportin kosovar e në veçanti futbollit!
Ishte refer autortativ, iniciator i krijimit të institucioneve tona sportive.
Skënderi ishte nënkryetar i Shoqatës se Referëve të futbollit (1991-93), Kryetar i Këshillit të Garave (1991-92) organizator dhe sponzor i ndeshjeve te reprezentacionit Shkëndi-Kosovë, Shqipëri-Kosovë, delegat dhe kontrollor. Në kampionatin 1994/95 ishte Drejtor i KF "R . Sadiku" dhe donator.
Dha një kontribut të madh në sportin kosovar, duke nda kafshatën e vet për mbarëvajtjen e garave!
Prehu në paq miku im! I përjetshëm kujtimi për ty!”, ka shkruar Mehmeti në profilin e tij në facebook.