Prestige MFC – FC Dussel do të jetë finalja e madhe e FSHF Cup, një tjetër kompeticion i suksesshëm i organizuar nga FSHF për të dytin vit radhazi mes skuadrave të futbollit 9×9.
Këto dy skuadra do të jenë pjesë e finales së këtij edicioni, pasi kaluan të gjitha fazat e mëparshme, duke siguruar biletat edhe për ndeshjen e fundit.
Gjysmëfinalja e parë e 10 shkurtit ishte ajo mes FC Dussel – ATS, me ekipin e FC Dussel që fitoi me shifrat e ngushta 2-1, por që mjaftoi për të kaluar në finale. Sakaq, në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e kaluar, ishte skuadra e Prestige MFC që siguroi finalen pas përballjes me ekipin e Primos, që përfundoi në favor të Prestige rezultatin 0-2.
Ndeshja finale do të zhvillohet ditën e hënë, më 21 shkurt në kompleksin “Skënder Halili”, duke filluar nga ora 20:00.