Forma e Filipe Kutinjos ka ndryshuar sa hap e mbyll sytë pas transferimit të tij nga Barcelona tek Aston Vila.
Me Stivën Xherardin trajner, braziliani është kthyer ai i ditëve të arta.
Ai ka shkëlqyer me skuadrën e tij të re, ndërkohë që dhe vetë Barcelona po bën llogari me disa miliona më shumë.
Ai është huazuar deri në fund të sezonit te Vila, teksa sipas mediave spanjolle, Barcelona shpreson të arkëtojë rreth 40 milionë euro nga shitja e tij në verë.