Liverpooli humbi miliona euro për Xherdan Shaqirin

Futboll

Liverpooli humbi miliona euro për Xherdan Shaqirin

Më: 13 shkurt 2022 Në ora: 13:28
Liverpooli humbi miliona euro për Xherdan Shaqirin

Liverpooli ka humbur miliona euro pas shitjes së Xherdan Shaqirit nga Lyoni te klubi nga Major League Soccer (MLS), Chicago Fire.

Shaqiri u transferua te Lyoni në verën e vitit të kaluar, por nuk arriti asessi të ambientohej.

Si pasojë, pas gjashtë muajve, Xherdan Shaqiri ndryshoi ambient, duke u transferuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, te Chicago Fire për 5.9 milionë funte.

Kur Lyon vendosi ta blente Shaqirin, u dakordua me Liverpoolin që një pjesë e pagesës të bëhej përmes bonuseve.

Sipas Daily Star, struktura e marrëveshjes nënkupton që Lyoni pagoi fillimisht 6 milionë euro me 5 milionë euro tjera bonuse – afër 50 për qind e shifrës fillestare –  bazuar në bonuset e lidhura me performancën.

Gjatë kohës së tij në Lyon, Shaqiri bëri 16 paraqitje, duke shënuar dy gola dhe duke bërë tri asistime.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat